Franca rrezikon të shkojë në Play Off e Kupës së Botës

- Bota Sot

Franca rrezikon të shkojë në Play Off e Kupës së Botës

Për Islandën ishte një arritje e madhe, për Francën një ditë për t’u harruar. Kombëtarja e Didier Deschamps humbi dy pikë të vlefshme në garën për kualifikimin në Kampionatin Botëror 2026, pas një barazimi të papritur që nxori në pah gabime dhe mungesë përqendrimi.

Edhe pse situata nuk është ende alarmante, ajo mund të bëhet e tillë nëse rezultatet e ardhshme nuk shkojnë siç duhet. Franca nuk është më e sigurt në krye të grupit, me Ukrainën që ndodhet vetëm tre pikë më poshtë dhe që pritet të jetë kundërshtari i radhës.

Rruga e ndërlikuar drejt Botërorit

Pas tre fitoreve radhazi, ky ishte ndalesa e parë për Francën në Grupin D. Ukraina është tashmë vetëm tre pikë larg, ndërsa Islanda ndjek me dy fitore më pak, duke mbajtur gjallë shpresat për surprizë. Franca mban avantazhin në diferencën e golave (+6 kundrejt +1 të ukrainasve), por rreziku për të humbur kreun ekziston.

Sipas skenarëve të mundshëm, Franca mund të zbresë në vend të dytë ose të tretë nëse: Humb ndaj Ukrainës në shtëpi dhe më pas dështojnë të fitojnë bindshëm ndaj Azerbajxhanit.

Barazojnë me Ukrainën dhe më pas humbasin ndeshjen e dytë, duke pësuar rënie në diferencën e golave.

Edhe në rast se zbresin në klasifikim, francezët do të kenë një shans tjetër përmes “play off”-eve, ku marrin pjesë 12 vendet e dyta dhe 4 fituese të grupeve të Ligës së Kombeve. Si fituese e grupit të saj në Nations League, Franca do të kualifikohej automatikisht në këtë fazë edhe nga vendi i tretë.

Presioni i kreut dhe frika e “play off”-eve

Për momentin, situata mbetet nën kontroll, por barazimi me Islandën ka ngritur alarmin në kampin francez. Deschamps kërkon më shumë përqendrim dhe disiplinë, në mënyrë që skuadra të shmangë një rrugë të gjatë dhe të rrezikshme përmes “play off”-eve — një skenar që po ndjek edhe Italia, por pa mundësinë që dy superfuqitë të përballen, pasi të dyja janë koka grupi.

Franca mbetet favorite për kreun e Grupit D, por ky barazim ka treguar se asnjë ndeshje nuk është e fituar paraprakisht dhe rruga drejt Botërorit kërkon ende shumë kujdes.



Read it all at Bota Sot