Asnjë fitore në 11 ndeshje

- Bota Sot

Asnjë fitore në 11 ndeshje

Federata e Futbollit të Azerbajxhanit (AFFA) ka konfirmuar përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin portugez Fernando Santos, 71 vjeç.

Kontrata e teknikut, e cila ishte parashikuar të zgjaste deri në vitin 2027, është ndërprerë para kohe, dhe sipas mediave azere, Santos ka marrë një dëmshpërblim prej rreth 4 milionë manatësh, që përkon me 2 milionë euro.

Bilanci i tij në drejtimin e kombëtares ka qenë tepër negativ: nëntë humbje dhe dy barazime, pa asnjë fitore të regjistruar.

Pikërisht rezultatet zhgënjyese dhe mungesa e përparimit teknik kanë çuar federatën në vendimin për të nisur një projekt të ri.

Ndërkohë, kombëtarja e Azerbajxhanit, tashmë nën drejtimin e përkohshëm të trajnerit Abbasov, humbi dje me rezultatin 2-1 ndaj Ukrainës, në një miqësore të zhvilluar në stadiumin “Krakoviya” të Krakovës.

Më parë, nga korriku 2020 deri në nëntor 2023, Azerbajxhanin e ka drejtuar edhe Gianni De Biasi, i cili në 39 ndeshje arriti të sigurojë 10 fitore, një bilanc dukshëm më i mirë krahasuar me periudhën e Santosit.



Read it all at Bota Sot