Elseid Hysaj u lë “targën” të gjithëve dhe vulos emrin në librin e artë të Kombëtares shqiptare

- Bota Sot

Elseid Hysaj u lë “targën” të gjithëve dhe vulos emrin në librin e artë të Kombëtares shqiptare

Elseid Hysaj ka hyrë zyrtarisht në histori, duke u bërë lojtari me më shumë paraqitje në Kombëtaren kuqezi.

Mbrojtësi shkodran ka arritur shifrën rekord prej 94 ndeshjesh, duke kaluar çdo emër tjetër që ka veshur fanellën e Shqipërisë. 31-vjeçari, u hodh në fushë në minutën 77-të në miqësoren ndaj Jordanisë, duke shijuar këtë moment të artë në karrierë. 

Ky është një moment historik për mbrojtësin që aktivizohet me Lacion në Serinë A dhe një shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe vazhdimësisë në shërbim të përfaqësueses shqiptare.

Që nga debutimi i tij në vitin 2013, Hysaj është bërë një shtyllë e mbrojtjes dhe një lider i vërtetë në fushë, duke kontribuar në sukseset më të mëdha të Kombëtares, përfshirë edhe pjesëmarrjen historike në Euro 2016 dhe Euro 2024.

Me këtë arritje, Elseid Hysaj vulos emrin e tij në librin e artë të Kombëtares shqiptare.



Read it all at Bota Sot