Kombëtarja shqiptare ka fituar në shtëpi përballë Jordanisë, në kuadër të një ndeshje miqësore.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 4-2 në favor të kuqeznivje.
Pas këtij dueli ka folur portieri Mario Dajsinani.
“Në fillim kisha pak emocione, normal ndeshja e parë me Kombëtaren brenda në Tiranë.
U ndjeva mirë, sepse shokët e ekipit më dhanë mbështetje kur e morën vesh që do luaja.
Shyqyr Zotit që shkoi mirë.
Kapërcim në kampionat më të fortë? Normal.
Çdo lojtar që luan në Shqipëri, gjëja e parë që mendon është që të bëjë një transferim jashtë. Shpresoj që ta kemi këtë fat”, u shpreh Dajsinani.