Makineria vrastare ndaj shqiptarëve në armatën jugosllave (1981-1991

- Bota Sot

Makineria vrastare ndaj shqiptarëve në armatën jugosllave (1981-1991

Diferencimi ideo-politik i inicuar prej Beogradit, që pas demonstrative të vitit 1981, bëhej ndaj popullit shqiptarë,  i cili diferencim u shtri, edhe në të ashtquajturën, Armatë Popullore e Jugosllavisë (APJ). Sigurimi ushtarak, përmes diferencimit dhe inskenimeve filloi „kinse“ t’i  verifikoj eprorët shqiptarë në APJ, duke u bërë fillimisht atyre presion psiqik, fizik me akuza nga më të ndryshmet për „kinse“ reziksmërinë e tyre ndaj eprorëve dhe ushtarakëve tjerë jugosllavë. Sigurimi Ushtarak i APJ, iu ktheu familjarëve të tyre djemët në arkivole „kinse“ ishin vetëvrarë. Vetëm në periudhën 1981-1991 u vranë mbi 64 ushtarë shqiptarë.

Në APJ numri më i madhë i eprorëve ushtarak ishte serbë, më se 70%, po që kishte edhe nga republikat tjera jugosllave. Më së paku eprorë ushtarak në APJ kishte shqiptarë shkaku i kritereve në veçanti të shtërnuara për ta. Sigurimi ushtarak, përmes diferencimit, filloi të verifikojë eprorët shqiptarë në APJ, duke u bërë fillimisht atyre presion psiqik, fizik me akuza nga më të ndryshmet për „kinse“ reziksmërinë e tyre ndaj eprorëve dhe ushtarakëve tjerë jugosllavë. Ndaj shqiptarëve në APJ u organizuan proqese të montuara gjyqësore duke i dënuar ata me shumë vite heqje lirie, duke i spastruar ata nga APJ-ve, dhe, duke vënë për kritere shtesë, 23 shtator të vitit 1987, për mospranimin e ushtarakve të rinj në akademin jugosllave.

Gjatë viteve 80-të, Branko Mamulla ishte Sekretar Federativ i Mbrojtjes Popullore, ai në mbledhjen e Lidhjes Komunistëve, më 23 shtator të vitit 1987 kishte deklaruar: „LK-ja dhe organet politike të sigurisë si dhe kolektivat ushtarake të APJ-së, nuk janë pa përvojë në luftën kundër të gjitha llojeve dhe trajtave të veprimit nacionalist, përvoja më e madhe viteve të fundit është kundër nacionalizmit shqiptar“.

Ai theksoi se: „vetëm gjatë viteve 1981-1987, janë zbuluar më se 260 grupe ilegale, ku bënin pjesë 1.435 pjesëtarë të APJ-së të nacionalitetit shqiptar, të cilët kishin shprehur gatishmërinë duke përhapur aksione ekstreme në njësitë ushtarake si: vrasje të eprorëve ushtarak, helmimin e ushqimit dhe të ujitë, diversione, sabotime, thyrjen e depove, vjedhjen e armëve, municionit, eksplozivit, arratisje grupopre, variante të rebelimit të armatosur dhe shkuarjen në Kosovë me pajisje luftarake për t’iu bashkuar fazës së armatosjes së kundërrevolucionit shqiptar“.

Me ekspoze të tilla, Branko Mamulla, pa asnjë argument, dhe pa fakte bindëse, vetëm në bazë të supozimeve u montuan procese gjyqësore dhe u dënuan ushtarë e eprorë shqiptarë me shumë vite heqje lirie…

Shumë shqiptarë,  në armatën jugoallave, si pasojë e politikës shoveniste serbe u vranë nga Sigurimi Ushtarak i APJ, iu kthyen familjeve të tyre në arkivole „kinse“ ishin vetëvrarë.

Vetëm në periudhën 1981-1991 u vranë mbi 64 ushtarë shqiptarë.

Në shërbim të inskenimeve ndaj ushtarëve dhe eprorëve shqiptarë në APJ ishin, në radhë të parë, mediet serbe, gazeta „Politika“  e Beogradit shkruante përmes artikullit senzacional, më 09.1987, „Kelmendi shtiu në Jugosllavinë“, tronditi opinionin jugosllav. Në tekstin gazetaresk në mes tjerash shkruhej: „Opinioni jugosllav është tmerruar-vrasësi Kelmendi, sipas të gjitha gjasave, nuk e ka tërhequr këmbëzën e armës vetëm. Gjuajtja e tij ishte në shtyllat e rëndësishme të stabilitetit jugosllav në APJ, pra, në rininë e cila me krenari mbanë uniformën e armatës jugosllave. Sekretari Federativ i Mbrojtjes Popullore, Branko Mamulla, i përmbushur me urrejtje të papërmbajtur antishqiptare në mes tjerave thotë: Mbrëmë më 03 shtator ushtari Aziz Sadik Kelmendi, ushtar në Garnizonin e Paraqinit, në Serbi, gjatë kohës së kryerjes së detyrës ndimësit të oficerit të rojës pa asnjë shkak vrau në gjumë katër ushtarë dhe i plagosi pesë të tjerë, i cili pas krimit ushtari Kelmendi bëri vetëvrasjen. Të vrarët ishin një serb, dy kroat dhe dy boshnjakë.

Komunikata ishte me qëllime të caktuara, mesazh i qartë: „Kundërrevolucioni në Kosovë është problem jugosllav“, aludimi ishte se prapa Kelmendit qëndrojnë „Kundërrevolucionarët“ shqiptarë, duke apeluar që shqiptarët duhet të kthehen në statusin që kishin para Plenumit të Brijoneve. Në shënjestër nga politika serbo-sllave u atakuan shkollat e arsimit duke filluar prej parashkollorëve e deri tek universiteti në gjuhën shqipe. Shqiptarët në jugosllavi u shpallën nacionalist, irridentist, seperatist dhe shkatërrues të vëllazërimit e të bashkimit dhe rrënues të Jugosllavisë.

Gjykata ushtarake e Nishit për vrasjet në Paraqin i dënoi tetë ushtarë të nacionalitetit shqipëtar me heqje lirie deri në 20-të vite, por që mbrojtësit deklaruan se vepra penale nuk ishte argumentuar dhe procesi i tillë më vonë u quajt i montuar. Meqë më 9 maj 1997, në gazetën „Nasha Borba“ u botua artikulli „Procesi është i montuar. Në këtë artikull shkruhej se: „ish prokurori ushtarak në Sarajevë ka deklaruar se procesi i lëndës së Paraqinit ishte i montuar, ndërsa avokati Dr. Jovan Buturoviq i është drejtuar prokurorit suprem që të paraqes kërkesën për përsëritjen e procedurës penale“, nga se Organet e Sigurimit Ushtarak kanë nxjerrë me dhunë pranimin e rrejshëm nga të dënuarit. Për arrestimin e padrejtë në Sarajevë të ushtar Maliqit dhe Kelmendit, për të cilët kishte deklaruar, se iu kishte bërë e padrejtë Gjenerali Nedeljko Boshkoviq, i cili ishte në krye të shërbimit sekret të AJ në Kosovë, në periudhën 1980-1990.

Edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë në bazë të hulumtimeve të bëra, paraqet listën e ushtarëve shqiptarë të vrarë me emër e mbiemër, gjatë shërbimit në armatën jugosllave, ishte lista prej 33 ushtarëve të vrarë gjatë periudhës 1981-1991, pa i llogaritur eprorët shqiptarë, periudhat tjera, dhe të vrarët shqiptarë në republika tjera



Read it all at Bota Sot