Rama uron Kombëtaren për fitoren: Miqësore miqësore, po kjo Shqipëri të gëzon

- Bota Sot

Rama uron Kombëtaren për fitoren: Miqësore miqësore, po kjo Shqipëri të gëzon

Fitorja e Kombëtares shqiptare ndaj Jordanisë me rezultatin 4-2 në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” ka sjellë reagime pozitive, përfshirë edhe një mesazh urimi nga Kryeministri shqiptar Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka vlerësuar paraqitjen e kuqezinjve, duke shkruar se “Miqësore miqësore, po kjo Shqipëri të gëzon.”

Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, Kombëtarja shqiptare arriti një fitore me përmbysje, pavarësisht ndryshimeve të shumta në formacion.

Jordania kaloi e para në avantazh në minutën e 27-të me golin e Al-Rashdan, ndërsa barazimi erdhi në minutën e 40-të pas një autogoli të Abualnadi.

Në pjesën e dytë, Shqipëria dominoi lojën dhe realizoi tre gola të tjerë, duke siguruar një fitore bindëse që u prit me entuziazëm nga tifozët dhe figura të larta të politikës.



Read it all at Bota Sot