Shkarkohet trajneri i Suedisë pas humbjes nga Kosova – Për herë të parë nē historinë e futbollit suedes

- Gazeta e Prizrenit

Shkarkohet trajneri i Suedisë pas humbjes nga Kosova – Për herë të parë nē historinë e futbollit suedes
Federata Suedeze e Futbollit (SvFF) ka konfirmuar sot zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Jon Dahl Tomasson nga drejtimi i kombëtares, pas rezultateve zhgënjyese në kualifikueset për Kupën e Botës 2026 – përfshirë edhe humbjen e fundit befasuese ndaj Kosovës.
Ky është një vendim pa precedent në historinë e futbollit suedez: për herë të parë një trajner i kombëtares shkarkohet para përfundimit të kontratës.
Deri më tani, të gjithë trajnerët ose kanë dhënë dorëheqje, ose kanë përfunduar mandatin e tyre në mënyrë të natyrshme.
Largimi i Tomasson vjen mes presionit të rritur nga tifozët dhe analistët sportivë, të cilët kanë kritikuar performancën e dobët të ekipit nën drejtimin e tij. SvFF pritet të emërojë së shpejti një trajner të ri, ndërsa Suedia përpiqet të rikthejë besimin dhe formën në ndeshjet e ardhshme.


Read it all at Gazeta e Prizrenit