11 të lënduar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Shqipëri, mes tyre policë, gazetarë dhe protestues

- Gazeta e Prizrenit

11 të lënduar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Shqipëri, mes tyre policë, gazetarë dhe protestues

Të paktën 11 persona janë lënduar gjatë protestës së 28 Nëntorit, në Shqipëri, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Sipas njoftimit të Ministrisë, deri në orën 14:00, në Spitalin Universitar të Traumës kanë kërkuar ndihmë mjekësore një zyrtar policor, dy përfaqësues të mediave, njëri prej tyre shtetase e huaj, si dhe pesë protestues.

Ministria ka bërë të ditur se të gjithë të lënduarit janë koshientë dhe në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ndërsa po marrin trajtim në shërbimin e urgjencës.

Ndërkohë, ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore kanë trajtuar në vendngjarje edhe tre protestues të tjerë, gjendja shëndetësore e të cilëve është raportuar e mirë.


Sa i përket Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Ministria ka njoftuar se deri në orën 14:00 nuk është paraqitur asnjë person i lënduar.

Institucioni ka theksuar se bëhet fjalë për të dhëna paraprake, të mbledhura nga strukturat shëndetësore.



Read it all at Gazeta e Prizrenit