Kontinenti afrikan ka dhuruar sot në darkë dy emra të tjerë skuadrash që do të marrin pjesë në Botërorin 2026. Pas ndeshjeve të darkës, ekipet e radhës që siguruar praninë e dytë në turne janë Bregu i Fildishte dhe Senegali.
Bregu i Fildishtë mundi me shifrat 3-0 Kenian falë Kesi, Diomand dhe Diallo, duke dominuar grupin e vet për të lënë pas Gabon me një pikë më pak. Ndërkohë, Senegali mundi 4-0 Mauritaninë me Sadio Mane si protagonist me dy gola, duke lënë pas Republikën Demokratike të Kongos në vendin e dytë.
Pas përfundimit të fazës në grupe për zonën e Afrikës, janë përcaktuar edhe emrat e katër skuadrave që do të shkojnë në play-off për vendin që do të sigurojë praninë më pas në play-off ndërkontinental. Gaboni, Republika Demokratike e Kongos, Kameruni dhe Nigeria janë katër ekipet që do të vazhdojnë luftën për një biletë për në Botëror.
Ndërkohë, jashtë ka mbetur ekipi përfaqësues i Niger, ku aktivizohet titullar mbrojtësi i Bylisit, Abubakar Kamara. Atij do i kishte mjaftuar një pikë më shumë ose një golavarazh më i mirë në kualifikuese për të siguruar vendin në play-off, ku shkonin 4 skuadrat e dyta më të mira në 9 grupet.