Gattuso vendos “bastin” e fortë

- Bota Sot

Gattuso vendos “bastin” e fortë

Pauesi i Luciano Spalletti-it në pankinën e Italisë duket se ndjen presionin e madh të detyrës që ka edhe pse në fushë ka qenë njëri prej lojrtarëve, i cili i transmetonte grintën e tij shokëve të ekipit.

Pas fitores me Izraelin, Italia e Gennaro Gattuso-s ka siguruar një vend në play-off ku në gjysmëfinale rrezikon të ndeshet me njërën prej Uellsit, Rumanisë, Suedisë dhe Irlandës së Veriut.

Në konferencën e mbrëmshme për shtyp komisari teknik i Italisë pranoi se një tjetër dështim i katër herë kampionëve të botës në kualifikueset e Botërorit do të ishte fatal për imazhin e kombëtares. “Unë jam i bindur se do të kualifikohemi.

Të paktën unë them se do të bëj maksimumin për të arritur diçka të tillë. Nëse nuk kualifikohemi do të shkoj të jetoj jashtë Italisë”, tha Gattuso.



Read it all at Bota Sot