Tuchel tremb: Ndoshta do provojmë zgjidhje të tjera …!

- Bota Sot

Tuchel tremb: Ndoshta do provojmë zgjidhje të tjera …!

Anglia po kalon një moment magjik nën drejtimin e Thomas Tuchel.

Me 6 fitore në po aq ndeshje, 18 gola të shënuar dhe 0 të pësuar, “Tre Luanët” kanë siguruar zyrtarisht vendin e parë në Grupin K dhe kualifikimin për në Kampionatin Botëror 2026.

Në duelin e fundit ndaj Letonisë, ekipi anglez dominoi në çdo aspekt, duke fituar me rezultatin e thellë 5-0. Tashmë, e gjithë vëmendja e tifozëve kuqezi është e përqendruar te sfida e 13 nëntorit, ku në “Wembley” Anglia pret Serbinë, një përballje që mund të ndikojë drejtpërdrejt në ecurinë e Shqipërisë në grup.

Pas ndeshjes, Tuchel u shpreh i emocionuar, por edhe realist për sfidat që e presin ekipin:“E dimë që jemi të kualifikuar, por kjo nuk ndryshon procesin tonë të rritjes.

Kjo është një arritje e veçantë, kualifikimi në Botëror nuk është diçka që ndodh shpesh. Ndoshta në ndeshjet e fundit do të provojmë disa zgjidhje të reja, por do të mbetemi konkurrues. Ajo që po ndërtojmë është e çmuar dhe nuk do ta rrezikojmë”.

Një fitore e Serbisë në Londër na rrezikon si Shqipëri për në “play-off”.



Read it all at Bota Sot