Ajo që ndodhi me shqiptarët në Suedi, serbët nuk i besojnë as syve

- Bota Sot

Ajo që ndodhi me shqiptarët në Suedi, serbët nuk i besojnë as syve

Rreth 8-9 mijë tifozë ishin vetëm shqiptarë nga rreth 38 mijë sa ishin në stadiumin në Goteborg në përballjen Suedia – Kosova, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.  

Serbët janë të tërbuar dhe nuk i besojnë as syve, sa shumë shqiptarë në stadium dhe vetëm nga ata që jetojnë e veprojnë në Suedi. 

“Shqiptarë në numër të madh në Goteborg”,- shkruan mediumi serb “Alo”! 

Pamje e bukur nga shqiptarët

“Është e vështirë këto ditë të jesh tifoz i Serbisë pas turpit që përjetuan "shqiponjat" në Leskovc ndaj Shqipërisë, e cila festoi fitoren me rezultat 1:0.

Për më tepër, Kosova shuan shpresën tonë për një vend në play-off të mundshëm bazuar në një vend në Ligën e Kombeve me një fitore tronditëse jashtë fushe në Suedi (1:0).

Kosova pati mbështetje të madhe nga tifozët në Goteborg, sepse ka shumë shqiptarë nga Kosova  që jetojnë në Suedi.

Ata gjithashtu ishin të organizuar me pankarta dhe koreografi. Në fillim të ndeshjes, ata shfaqën një flamur të madh shqiptar, me të cilin lavdëruan kombin e tyre.

“Një komb, një flamur” - shkruhej në flamurin e tifozëve të Kosovës”, shkruan media serbe.

“Kishte edhe flamuj të Kosovës, por dominonin flamujt shqiptarë, sepse ata ishin dukshëm të dehur pas fitores ndaj Serbisë.

Në bluza dhe pankarta, mund të shihej udhëheqësi i UÇK-së, Adem Jashari, si dhe Isa Boletini, një nga ideatorët e idesë së Shqipërisë së Madhe, i cili ishte edhe në flamurin që Ismail Morina e hodhi në Beograd me dron në vitin 2014”, shkruan ndër të tjera.



Read it all at Bota Sot