Na gjej një arbitër të mirë për Andorrën, gazetarët i bënë kërkesë Armand Dukës

- Bota Sot

Na gjej një arbitër të mirë për Andorrën, gazetarët i bënë kërkesë Armand Dukës

Atmosfera festive pas ndeshjes Serbi – Shqipëri 0-1 ishte legjitime për të gjithë stafin e Kombëtares shqiptare e veçanërisht edhe për presidentin Armand Duka.

Mbrëmja ishte e gjitha për t’u shijuar dhe kësisoj. E megjithatë disa ngacmimeve, kreu i FSHF-së di gjithmonë se si t’i përgigjet.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin “Paso”, gazetari Glendi Nallbani i sugjeroi një arbitër me përvojë për transfertën andoriane.

Madje, një tjetër i ftuar tha se si zv. president i UEFA-s do ta kishte të thjeshtë diçka të tillë. Presidenti Duka, ashtu me dozë humori iu përgjigj se një kundërshtar të atij niveli do ta gjykonte edhe Lorenc Jemini, ky i fundit i pranishëm në panel.

Të qeshurat me të drejtë ishin prezente dhe natyrisht batutat e presidentit Armand Duka me një ish zyrtar të FSHF-së, si ish gjyqtari Lorenc Jemini u morën me sportivitet.



Read it all at Bota Sot