Shorti për Kupën e Malit të Zi në futboll sjell emocione, pasi ekipi që mbron kupën e këtij kompeticioni, skuadra shqiptare Deçiqi i Tuzit dhe kampioni aktual i këtij vendi, Buduçnosti i Podgoricës, do të takohen në të tetën e finales.
Mikpritës është ekipi nga Tuzi.
Përballja shqiptaro – malazeze është finale para finales në Kupën e Malit të Zi.
Skuadra tjetër shqiptare, Otrant Olimpik nga Ulqini, e pret Rudari e Plevlës.
E teta e finales do të luhet më 22 tetor.
Kupa e Malit të Zi, 1/8 finale
Igallo - Mladosti DG
Deçiqi - Buduçnosti
Jedinstvo - Petrovaci
Sutjeska - Llovçeni
Jezero - Bokeli
Iskra – Arsenali
Otrant Olimpik - Rudari
Mornari - Grbali