Luis Figo i paqartë

- Bota Sot

Luis Figo i paqartë

Luis Figo, një legjendë e futbollit botëror, protagonisti i transferimit më të famshëm në histori në Spanjë dhe sigurisht në botë, i ka hapur derën spekulimeve rreth të ardhmes së tij në mediat sociale.

Dhe jo çfarëdo të ardhmeje. Portugezi dëshiron të bëhet president.

Çfarë mbetet për t’u përcaktuar: një organizatë ndërkombëtare futbolli, federata e vendit të tij, apo ndoshta një klub?

Ai nuk e shpjegoi këtë në mesazhin misterioz që postoi në llogarinë e tij në Instagram, i cili i lë të gjitha mundësitë në ajër.

“Gjithmonë kam menduar se mund të jem një president i mirë. Mendoj se ka ardhur koha” ka shkruar ai në spanjisht në profilin e tijNuk do të ishte hera e parë që Figo e provon veten në këtë detyrë.

Në vitin 2015, ai ishte një nga kandidatët që garonin për presidencën e organit drejtues të futbollit botëror, një garë nga e cila u tërhoq vullnetarisht sepse mendonte se procesi zgjedhor nuk ishte mjaftueshëm transparent.



Read it all at Bota Sot