Tirana largohet nga “Selman Stërmasi” për ndeshjen me Teutën

- Bota Sot

Tirana largohet nga “Selman Stërmasi” për ndeshjen me Teutën

Axhenda e Superiores për këtë javë ka ndryshuar, pasi Tirana nuk do e presë Teutën në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Bardheblutë kanë vendosur ta luajnë këtë takim në “Air Albania”, ndërsa ky ndryshim është konfirmuar nga FSHF.

Sfida është e vlefshme për javën e shtatë të Superiores. Bardheblutë kanë ruajtur entuziazmin e fitores në derbi ndaj Partizanit, ndërsa do kërkojnë të vazhdojnë ecurinë e rezultateve pozitive.

Aktualisht Teuta mban vendin e katërt. “Djemtë e detit” kanë 5 pikë më tepër se kryeqytetasit në renditjen e përgjithshme.



Read it all at Bota Sot