Ishte rivali i madh i Igli Tares

- Bota Sot

Ishte rivali i madh i Igli Tares

Fabio Paratiçi ka vendosur që të kthehet përsëri te Totenhemi. Klubi anglez bëri të ditur se ai do të kthehej përsëri në postin e drejtorit sportiv te londinezët, ku ishte emëruar para se të dënohej për 30 muaj me pezullim nga të gjitha detyrat sportive.

Italiani ishte pezulluar për shkak të skandalit të plusvalencave te Juventusi, ku ai u dënua si një nga shkaktarët dhe protagonistët kryesorë të marrëveshjet e paligjshme të bardhezinjve për të rregulluar bilancet financiare. Asokohe ai ishte larguar nga Juventusi dhe kishte nisur punë te Totenhemi, por prej dënimit, u desh që të bënte më shumë se dy vite pushim.

Gjatë fillimit të vitit dhe verës, u fol për një afrim të Parativit te Milani, për postin e drejtorit sportiv. Por pastaj këtë duel e fitoi Igli Tare i cili u bë pjesë e kuqezinjve duke nisur një cikël të ri atje.

Ndaj Paratiçi ka bërë prapakthehu dhe sot Totenhemi e zyrtarizoi përsëri si drejtor sportiv, me londinezët që konfirmuan se këtë post do e mbante paralelisht edhe Johan Lange.



Read it all at Bota Sot