Maroku shkruan historinë

- Bota Sot

Maroku shkruan historinë

Maroku shkruan historinë: Fitorja e 16-të radhazi, thyen rekordin e Spanjës!

Me një fitore 1:0 ndaj Kongos, Maroku siguroi fitoren e gjashtëmbëdhjetë radhazi në raundin e fundit të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026 në zonën afrikane, duke vendosur një rekord të ri botëror, duke ia marrë atë Spanjës.

“Luanët vazhdojnë të shkruajnë histori me krenari dhe nder me 16 fitore radhazi, duke thyer rekordin botëror!” shkroi skuadra marokene në një mesazh në llogarinë e saj zyrtare X, të shoqëruar nga një video që kujton 16 fitoret, duke filluar më 7 qershor 2024, fitoren 2-1 kundër Zambias.

Maroku theu rekordin e mëparshëm prej 15 fitoresh radhazi të vendosur nga Spanja midis qershorit 2008 dhe qershorit 2009, e cila nga ana tjetër theu rekordin e Francës prej 14 fitoresh midis marsit 2003 dhe shkurtit 2004.



Read it all at Bota Sot