Interi shpëton nga borxhi 30 milionë euro

- Bota Sot

Interi shpëton nga borxhi 30 milionë euro

Interi nuk i detyrohet Sportingut të Lisbonës 30 milionë euro. Çështja me Zhoao Marion është mbyllur dhe vendimi do qëndrojë në favor të zikaltërve.

Gjithçka lidhej me vitin 2022, kur kur Sportingu i kërkoi Interit 30 milionë euro për transferimin e Zhoao Marios te Benfika. Gjithçka lidhej me klauzolën e lojtarit, kur në vitin 2016 firmoste me ekipin e parë të Sportingut.

Në anën tjetër FIFA i dha të drejtë Interit dhe refuzoi kërkesën e Sportingut, që humbi më pas edhe në KAS. Sportingu kishte dështuar që të aktivizonte klauzolën, që e lidhte Zhoao Marion me klubet e tjera portugeze.

Tashmë Interi njofton se Sportingu nuk e ka apeluar vendimin e KAS në afatet e duhura kohore. Për këtë çështja e sulmuesit nga Porto mbyllet përfundimisht.



Read it all at Bota Sot