Kështu festonte Prishtina e vitit 1985! Fadil Vokrri e detyroi Enver Mariqin të dorëzohej

- Bota Sot

Kështu festonte Prishtina e vitit 1985! Fadil Vokrri e detyroi Enver Mariqin të dorëzohej

Më 12 maj (ditë e diel) të vitit 1985, Fadil Vokrri shënoi në minutën e 87-të.

Goli i tij me kokë trandi Velezhin e Mostarit, Prishtina ngadhënjeu me rezultat 1:0 në kuadër të javës së 28-të të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë. 

Fadil Vokrri e detyroi portierin Enver Mariqi të dorëzohej, nga ana tjetër kryetrajneri Mirosllav Çiro Bllazheviq hidhet në festë me mbi 30 mijë shikues që i ngjante stadiumeve latinoamerikane.

“Lojtari më i vjetër i Prishtinës, Ramadan Cimili, krosoi në zonën e rreptësisë, mu në drejtim të Vokrrit, i cili kërceu për mrekulli, goditi topin me kokë dhe e dërgoi në këndin e majtë të sipërm të Mariqit”, shkruante mes të tjera në “Sportin e Rilindjes”. Dhjetë shqiptarë në formacionin e Prishtinës!

Pas javës së 28-të Prishtina renditej në vend të 17-të me 23 pikë, por që e siguroi ekzistencën në fund, duke përfunduar në vend të 10-të me 32 pikë.

E diel, më 12 maj, 1985, Prishtina – Velezhi 1:0

Stadiumi i qytetit Prishtinë.
Shikues: 25.000.
Gjyqtar kryesor Dragisha Komadiniq (Beograd), ndihmësit Miroslav Vishnjiçki (NIvo Sad) dhe Sreten Budakoviq (Nishit),.
Kornert 8:4.
Shënues: Fadil Vokrri (87].
Kartona të verdhë: Xhevdet Muriqi -  Kallajxhiq dhe Osibov.
Prishtina: Neshet Zhaveli 6, Agim Cana 7, Arbnor Morina 5 (Ramadan Cimili 6), Rafet Prekazi 6, Skënder Shengyli 6. Xhevdet Muriqi 6, Kujtim Shala 5 (Ramiz Krasniqi 6), Sahit Kelmendi 6, Fadil Vokrri 7, Fadil Muriqi 5 dhe Zoran Batroviqi 5.
Velezhi: Mariqi 7, Shishiqi 6, Juriqi 6, Përskallo 6, Kallajxhiq 7, Barbariq 6, Osibov 6, Karabeg 5 (Kodro), Juriçiq 6, Cvitanoviq 6 dhe Tuce 7.



Read it all at Bota Sot