Casillas: Më befasoi Messi, më thirri kur kisha sulm në zemër

- Bota Sot

Casillas: Më befasoi Messi, më thirri kur kisha sulm në zemër

Iker Casillas e ka kujtuar një rast mjaft prekës që i kishte ndodhur gjatë jetës së tij.

Portieri legjendar spanjoll ka zbuluar se në periudhën më të errët të jetës, kur kishte pësuar sulm në zemër, e ishte marrë një thirrje të papritur në telefon teksa po qëndronte në spital.

Dhe, ai që e thirri, besojeni apo jo, edhe pse rival jetësor në aspektin sportiv, ishte Lionel Messi.

Madje, legjenda argjentinase ishte përkujdesur që t’i dërgonte edhe buqetë me lule ish-portierit të Real Madridit.

 “Në vitin 2019, unë kisha sulm në zemër dhe më dërguan në spital.

Të nesërmen, e mora një thirrje nga një numër i panjohur. U përgjigja dhe në linjë telefonike ishte Messi.”

“Ai më tha, ‘Hey Iker, unë nuk e kisha numrin tënd, por e mora atë prej Piqué. Shpresoj që të bëhesh më mirë sa më shpejtë. Ta dërgova një buqetë me lule, shpresoj të të pëlqejnë ato.’”

“Sinqerisht, u mahnita nga përulësia e tij. Ai nuk kishte nevojë dhe nuk e kishte obligim të më thërriste: ne nuk ishim shokë më herët.”

Jo vetëm një lojtar special, por edhe një person special!.



Read it all at Bota Sot