Kreu i FIFA-s habit për Xherdan Shaqirin!

- Bota Sot

Kreu i FIFA-s habit për Xherdan Shaqirin!

Xherdan Shaqiri, ylli i futbollit botëror, kapiten i Baselit dhe ish reprezentues i Zvicrës, është në qendër të vëmendjes. 

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka folur edhe për Xherdan Shaqirin në podcastin e FFK-së, duke treguar pse Xherdan Shaqiri nuk ishte pjesë e kombëtares së Kosovës.

“Për shumë lojtarë nga Kosova që kanë lindur dhe janë rritur jashtë vendit, sigurisht që ka pasur shumë ndikime dhe histori të ndryshme.

Siç e dini, shumë prej tyre në kohën kur Kosova ende nuk ishte e pranuar ndërkombëtarisht, luanin për ekipin kombëtar të Zvicrës, për shembull si Xherdan Shaqiri dhe të tjerë. Ata ishin ndër lojtarët më të mirë që mund të kishin luajtur ndonjëherë për Kosovën, por në atë kohë Kosova nuk ishte e pranuar ndërkombëtarisht.

Por e dini, të gjithë këta lojtarë ndiejnë shumë për Kosovën, sepse prindërit e tyre kanë qenë të detyruar të largohen dhe të integrohen në një vend tjetër.

Megjithatë, ata janë rritur me rrënjët e vendit të tyre. Dhe, e dini, Agimi (Ademi), Federata, ekipi kombëtar e kuptojnë këtë dhe dinë t’i prekin ato ndjenja.

Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme, sepse identiteti i vendit është diçka thelbësore. E dini, jemi miq me të gjithë, por duhet ta ndiejmë se zemra rreh për vendin dhe për popullin e Kosovës. Është pikërisht kjo ndjenjë krenarie që do t’ju sfidoja ta mbani gjallë”, tha numri një i FIFA-s.



Read it all at Bota Sot