Nuk i deklaroi dy çanta luksoze që kushtuan 16 mijë euro, i ndalen në Vërmicë

- Bota Sot

Nuk i deklaroi dy çanta luksoze që kushtuan 16 mijë euro, i ndalen në Vërmicë

Zyrtarët doganorë në pikën kufitare të Vërmicës kanë ndaluar një automjet taksi.

Aty gjatë kontrollit janë zbuluar dy çanta të markës së njohur luksoze “Hermes”, për të cilat nuk ishte bërë deklarimi në momentin e hyrjes.

Dogana njofton se në njërën nga çantat është gjetur një faturë blerjeje që dëshmon vlerën e lartë të mallit, prej 16.614 euro.

“Mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse”, thotë Dogana.



Read it all at Bota Sot