Milani acarohet

- Bota Sot

Milani acarohet

Gazzetta dello Sport raportoi sot lajmin e keq për tifozët e Milanit: Christian Pulisic mund të qëndrojë jashtë fushave për një muaj.

Ndeshja miqësore e SHBA-së ndaj Australisë sjell pasoja realisht të rënda për ekipin kuqezi, sepse amerikani po kthehej në lojtar të pazëvendësueshëm me performancat e fundit.

Milani është i acaruar me stafin mjekësor dhe trajnerin Pocchettino, i cili e dinte mjaft mirë gjendjen e sulmuesit anësor, duke qenë se pati deklaruar publikisht “Pulisic ka pasur një dëmtim në fazën përgatitore”.

Ai vetë kishte premtuar se nuk do të merrte rrisqe, por ndodhi e kundërta.



Read it all at Bota Sot