Kapiteni i Liverpool-it kërkon reagim ndaj Manchester United

- Bota Sot

Kapiteni i Liverpool-it kërkon reagim ndaj Manchester United

Kapiteni i Liverpool-it, Virgil van Dijk, ka bërë thirrje për një reagim të fortë nga skuadra e tij në derbin e ardhshëm të Premier League kundër Manchester United, pas tri humbjeve radhazi që kanë tronditur “The Reds”.

“Kam qenë në këtë klub për një kohë të gjatë dhe kemi kaluar shumë momente të vështira, por gjithmonë kemi ditur si të dalim prej tyre,” – tha holandezi.

“Sigurisht, nuk është e lehtë për askënd ta pranojë dhe të ecë përpara, por ajo që mund të bëjmë është të përqendrohemi te mundësia e radhës dhe të punojmë për të.”

Van Dijk e sheh ndeshjen kundër Manchester United si momentin ideal për t’u rikthyer te fitoret:

“Do të jetë një ndeshje shumë e madhe, dhe mezi po e pres. Është një mundësi për të treguar sërish atë që kemi treguar sezonin e kaluar – forcën, unitetin dhe arsyen pse u shpallëm kampionë dhe bëmë të lumtur kaq shumë njerëz në mbarë botën.”

Kapiteni shtoi se bashkimi i grupit është çelësi për ta kaluar këtë periudhë të vështirë:

“Tani kemi nevojë për njëri-tjetrin më shumë se kurrë. Puna është baza për gjithçka, duhet të gjejmë vazhdimësinë dhe të qëndrojmë të bashkuar. Përqendrimi është i plotë te detyra që na pret: ta mposhtim Manchester United. Do të jetë një ndeshje e zjarrtë dhe mezi po e pres.”

Liverpooli do të kërkojë ta përdorë përballjen e fundjavës në “Anfield” si pikënisje për t’u rikthyer në garën për kreun e Premier League.



Read it all at Bota Sot