Derbi Shkëndija – Vardari do të luhet të hënën e 27 tetorit

- Bota Sot

Derbi Shkëndija – Vardari do të luhet të hënën e 27 tetorit

Këtë fundjavë nuk do të ketë futboll në vend, pasi Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për ta shtyrë xhiron e 10-të pas rekomandimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme për shkak të zgjedhjeve të dielën e 19 tetorit.

Vëmendja më e madhe në këtë xhiro është te derbi ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit dhe e njejta është programuar tashmë të luhet me 27 tetor, të hënën.

Kjo xhiro do të nis me 24 tetor të premten, me duelet Bashkimi – Shkupi dhe Tikveshi – Arsimi nga ora 14:30.

Të shtunën janë paraparë të luhen ndeshjet Rabotniçki – Makedonija Gjorçe Petrov dhe Struga – Brera, teksa të dielën zhvillohet vetëm takimi Sileksi – Pelisteri.



Read it all at Bota Sot