Jordan Pickford rinovon me Evertonin deri në vitin 2029

- Bota Sot

Jordan Pickford rinovon me Evertonin deri në vitin 2029

Evertoni ka konfirmuar zyrtarisht se portieri anglez, Jordan Pickford, ka firmosur një kontratë të re afatgjatë me klubin, duke zgjatur qëndrimin e tij në “Goodison Park” deri në vitin 2029.

Numri 1 i kombëtares së Anglisë është tashmë i lidhur me “Toffees” për edhe katër vite të tjera, çka mund ta çojë periudhën e tij në klub deri në 12 vite gjithsej.

“Jam shumë i lumtur,” – deklaroi Pickford në faqen zyrtare të Evertonit. – “I lumtur që gjithçka u realizua. Janë edhe dy vite shtesë, pra katër vite gjithsej. Jam i emocionuar, sepse kjo më jep mundësinë të ndërtoj një trashëgimi këtu, të ecim përpara dhe ta çojmë klubin aty ku duam ta shohim.

Evertoni është një klub shumë i veçantë për mua. Duke ardhur nga Sunderland-i si një djalosh i ri dhe duke u bërë burrë këtu, ka qenë një periudhë e veçantë si për mua, ashtu edhe për familjen time.

Mendoj se të gjithë e kanë parë ndryshimin dhe zhvillimin tim me kalimin e viteve, por unë mbetem po ai djalë që e do të mbajë topin jashtë rrjetës. Është Evertoni që më ka ndihmuar të zhvillohem, dhe pas gjithë kësaj qëndron shumë punë e madhe.

Gjithmonë e kam ndier si diçka natyrale lidhjen me këtë klub, me tifozët dhe pasionin e tyre. Është diçka e veçantë, e pakrahasueshme, që më motivon jashtë mase. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm deri tani.”

Që prej mbërritjes së tij nga Sunderland-i në vitin 2017, në një transferim rekord britanik për një portier, Jordan Pickford ka zhvilluar 326 ndeshje me Evertonin, duke u bërë një prej figurave më të qëndrueshme të klubit gjatë viteve të fundit.



Read it all at Bota Sot