Alonso merr dy vendime rreth mbrojtjes së Realit

- Bota Sot

Alonso merr dy vendime rreth mbrojtjes së Realit

Real Madrid dhe Barcelona po shkojnë drejt “El Clasicos” me disa probleme dëmtimesh, dhe stafet e të dyja ekipeve po përpiqen të përcaktojnë 11-shen e parë.

Megjithatë, “Los Blancos” tashmë e kanë vendosur linjën e tyre të mbrojtjes për çdo skenar.

Ferland Mendy sapo është rikthyer në stërvitje të plotë pas gjashtë muajsh mungesë, por nuk pritet të ndikojë ende në ndeshje.

Trent Alexander-Arnold dhe Dani Carvajal po përpiqen të rikuperojnë në kohë për “El Clasico”, me optimizëm për Carvajal.

Madje, anglezi ka postuar në Instagram duke lënë të kuptohet se rikthimi i tij është i afërt.

Megjithatë, as Carvajal e as Alexander-Arnold nuk do të konsiderohen për vendet e titullarit kundër Barcelonës, pasi kanë munguar disa javë.

Sipas “ESPN”, rikuperimi i të dy lojtarëve ka qenë pozitiv dhe është e mundshme që të jenë në skuadër, por Real Madrid nuk dëshiron të marrë rreziqe.

Për këtë arsye, Fede Valverde do të rikthehet në rolin e mbrojtësit të djathtë për “El Clasico” dhe ka gjasa të luajë edhe kundër Juventusit të mërkurën.

Plani është që Alvaro Carreras të fillojë në krahun e majtë, dhe Dean Huijsen të shoqërojë Eder Militaon në qendër të mbrojtjes.

Lojtari spanjoll ende nuk ka rikuperuar plotësisht nga dhimbja muskulore, dhe ekziston një shqetësim nëse ai do të jetë gati për “Clasico”.

Megjithatë, ndjenja aktuale është se ai do të jetë gati. Vetëm në rast të një pengese, Raul Asencio do të rikthehet në 11-shen e parë pranë Militao.

Kjo do të thotë se Alonso do të shkojë në “Clasico” pa dilema për mbrojtjen e tij.

Pyetjet e hapura kalojnë tek mesfusha, ku do të shqyrtohet gjendja fizike e Jude Bellingham për vendin e titullarit.

Një nga Franco Mastantuono ose Arda Guler do të duhet të lëshohet për ta lënë Bellingham të luajë në rolin e tij më të zakonshëm.



Read it all at Bota Sot