Kosova ishte nën masa të dhunshme të administrimit ushtarak nga nëntori i vitit 1944 deri në korrik të vitit 1945

- Bota Sot

Kosova ishte nën masa të dhunshme të administrimit ushtarak nga nëntori i vitit 1944 deri në korrik të vitit 1945

Administrimi ushtarak në Kosovë u vendos me urdhër të Komandantit Suprem të  të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Jugosllavisë (UNÇJ-së), Josip Broz Titos.

Sipas ish anëtari i Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës, Xheladin Hanës, si dhe ish drejtorit të gazetës „Rilindja“, kishin deklaruar se kishte: 86.000 shqiptarë të vrarë, të therrur e të djegur për së gjalli, nga të cilët 36.000 në Rrafshin e Kosovës, 23.000 në Rrafshin e Dukagjinit, 27.000 në trevën e Vardarit, 22.000 bastisje dhe 200.000 të rrokur nëpër duart hetimore të OZN-ës.

Për vendosjen e dhunëshme të administrimit ushtarak në Kosovë, arsyeja ishte që shqiptarët të vehën para aktit të kryer të okupimit të Kosovës nga serbo-sllavët. Në Kosovë ndodheshin mbi 10-të mijë forca atdhetare në mal, për bërjen e Shqipërisë etnike, sipas këtyre të dhënave të serbo-sllavëve, Shtabi Suprem i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë nxjerrë urdhërin që në Kosovë e Metohi të vendoset Drejtoria Ushtarake me qëllim që më parë të likujdohen atdhetarët shqiptarë në mënyrë që të krijohen kushte për punë të papenguar për operimin e pushtetit jugosllav...

Drejtoria Ushtarake kishte në dispozicion tri divizione me mbi 30 mijë ushtarë të rregullt, të cilëve iu bashkuan 12 mijë trupa tjerë rezervistësh dhe njësi tjera vendore të Kosovës.

Qëllimi i fotcave jugosllave, sipas tyre, ishte „shpartallimi i forcave kundërrevolucionare”, bashkëpunëtorët e shtetit jugosllav vazhdonin me formimin e njësiteve të reja. Administrimi ushtarak jugosllav i dha karakter të organizuar fushatës së egër të terrorit dhe asgjësimit fizik të shqiptarëve duke e arsyetuar atë si: „luftë kundër reaksionit shqiptaromadh“.

Serbo-sllavët kishin ardhur në tokat shqiptare, të cilat ishin çliruar nga fashizmi prej shqiptarët, për të ushtruar dhunë mbi ata shqiptarë që kishin mbetur në trojet e tyre, ndërsa një numër i madh i shqiptarëve, në veçanti të rinjtë ishin radhitur në brigata për ta ndihmuar çlirimin e Jugosllavisë nga fashizmi.

Në përgjithësi komandantët e Zonës dhe të Shtabit Operativ të Krahinës së Kosovës ishin serbë e malazezë. Për drejtimin e këtij pushteti dhe Shtabit Operativ ishin si komandant koloneli Savo Dërleviç dhe komesar nënkolonel Gjuro Medenica. Komandant i Zonës Ushtarake të Kosovës u emërua koloneli Nikolla Bozhiç. Gjatë operimit në Kosovë të gjitha kompetencat ishin të përqëndruara në duart e komandantëve dhe ushtarakëve serbë. Poashtu edhe në organet më të larta të Partisë Komuniste të Jugosllavisë në Kosovë ishin serbë. Sekretari politik i Byros Komitetit të partisë për Qarkun e Kosovës ishte Miladin Popoviçi, sekretar organizativ Dushan Mugosha.

Ishin marrë masa për të ndaluar përdorimin e gjuhës shqipe dhe të flamurit kombëtar, politika e terrorit e bënin popullin shqiptar që të jetojë në kushte të rënda të okupimit, ata shqiptarë që guxoninë të kundërshtonin veprimet terroriste të tyre gjetën fundin e hidhur.

Në këtë politik antishqiptare rolin kryesor e luante OZNA jugosllave.

Të gjithë komandantët ishinë serbë e malazezë që zbatonin urdhërat e Beogradit, Podgoricës dhe Shkupit. Deputeti maqedonas, Zhivko Brahovski, në bisedë me kryetarin e Këshillit Nacional të Dibrës, Aqif Lleshin, lidhur me terrorizmin e popullsisë shqiptare deklaron: „Kemi urdhër nga Llazar Kolishevski, anëtar i kryesisë së PKJ-së që në radhët e shqiptarëve të bëhet spastrim, shqiptarët e zot duhet të spastrohen qysh tani. Kur thuhej se po vriteshin e spastrohen shqiptarët e pafajshhëm, Lupçe Gjinovski e Petro Kitanovski, kuadro të OZN-së, përgjigjeshin: „Ne e dimë se fajtorët janë të gjithë në mal, por më mirë t’i pastrojmë këta këtu, që të mos mund të ngtehin krye kundër nesh.

Ish anëtari i Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës, Xheladin Hana, si dhe ish drejtor i  gazetës „Rilindja“, deklaruan se ishin: 86.000 shqiptarë të vrarë, të therrur e të djegur për së gjalli, nga të cilët 36.000 në Rrafshin e Kosovës, 23.000 në Rrafshin e Dukagjinit, 27.000 në trevën e Vardarit, 22.000 bastisje dhe 200.000 të rrokur nëpër duart hetimore të OZN-ës.



Read it all at Bota Sot