Anis Mehmeti vazhdon që të mos ftohet nga Sylvinho në Kombëtaren shqiptare të futbollit.
Sulmuesi i Bristol City në Championship anglez, nuk ka bindur trajnerin brazilian për ta marrë në ekip.
Madje së fundmi, Sylvinho tha se “ka shumë trafik në krahun e majtë”, aty ku Mehmeti luan. Ndërkohë që ditën e sotme, është vetë sulmuesi 24-vjeçari që ka reaguar e është bërë “i gjallë” në rrjetet sociale.
“I kthehemi punës këtë të shtunë”, shkruan Mehmeti.
Kujtojmë se të shtunën Bristol City do të luajë në transfertë përballë Norwich.
Për sa i përket shqiptarit, ai ka luajtur 11 ndeshje këtë sezon duke shënuar 4 gola e asistuar në 3 të tjerë.