Alphonso Davies pranë rikthimit

- Bota Sot

Alphonso Davies pranë rikthimit

Pas një lëndimi serioz në mars, ku gjatë një ndeshjeje me Kanadanë Davies këputi ligamentin kryesor kryqëzor, mbrojtësi i majtë i Bayernit ka qenë jashtë fushave prej shumë muajsh. 24-vjeçari ka kaluar periudhë të vështirë në rehabilitim, por duket se po shfaqet drita në fund të tunelit.

Sipas ‘Bild’, Davies ka bërë përparime të mëdha në procesin e rikuperimit dhe pritet së shpejti të rikthehet në stërvitjet e plota me ekipin.

Synimi i tij është të jetë pjesë e listës së lojtarëve për ndeshje para fundit të këtij viti.

Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, i pyetur për një datë të mundshme rikthimi të “Phonzie”, deklaroi se probabiliteti më i madh është që Davies të kthehet në dhjetor.

Kthimi i Davies pritet të jetë një lajm i madh për Bayernin, duke forcuar mbrojtjen dhe rikthyer energjinë e një prej lojtarëve më dinamikë të skuadrës.



Read it all at Bota Sot