Rast për Brojën të debutojë titullar me Burnleyn

- Bota Sot

Rast për Brojën të debutojë titullar me Burnleyn

Armando Broja do të ketë një shans të artë këtë javë për të fituar terren përballë konkurrencës te Burnley.

Sulmuesi shqiptar kthehet në Angli pas dy ndeshjeve mjaft pozitive të luajtura me Shqipërinë kundër Serbisë dhe Jordanisë.

Broja në Premier League ende nuk ka shijuar formacionin nga minuta e parë, por këtë javë duket se do të ketë shanse të larta për të qenë mes titullarëve të Scott Parker.

Tekniku i Burnley-t nuk ka shumë mundësi zgjedhjeje për sulmin pasi Lyle Foster është dëmtuar në ndeshjet e Afrikës së Jugut.

Ndërsa sulmues të vetëm në dispozicion për Parker kanë mbetur vetëm Armando Broja dhe Zian Flemming.



Read it all at Bota Sot