United hidhet në sulm për Dimarcon e Interit, por ai ka plan të tjera

- Bota Sot

United hidhet në sulm për Dimarcon e Interit, por ai ka plan të tjera

Fillimi i këtij sezoni ka rikthyer te Interi versionin më të mirë të Federico Dimarcos.

Mbrojtësi i majtë, i lindur në vitin 1997, po kalon një moment shkëlqyeshëm, me dy gola dhe tre asistime në tetë ndeshjet e para mes Serie A dhe Champions League.

Performancat e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re. Sipas “Tuttosport”, disa klube të mëdha evropiane kanë shfaqur interes për lojtarin, mes tyre edhe Manchester United, që pritet të rikthejë ofensivën për Dimarcon në merkaton e janarit, pas përpjekjeve të dështuara të vitit të kaluar.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ruben Amorim, e sheh italianin si profilin ideal për krahun e majtë në sistemin e tij 3-4-3, ku Dimarco mund të përshtatet në mënyrë perfekte si mbrojtës krahu në linjë të katërt.

Megjithatë, Dimarco ka plane të tjera. Ai dëshiron të qëndrojë gjatë në Inter dhe ka shprehur dëshirën për të përfunduar karrierën me fanellën zikaltër, ndoshta edhe si kapiten në të ardhmen.

Për këtë arsye, drejtuesit Giuseppe Marotta dhe Piero Ausilio kanë nisur bisedimet për rindërtimin e kontratës, e cila aktualisht skadon në vitin 2027. Klubi synon ta zgjasë deri në 2029 ose 2030.



Read it all at Bota Sot