Dragan Xhajiqi e donte këtë shqiptar të Kosovës, por e mori refuzimin!

- Bota Sot

Dragan Xhajiqi e donte këtë shqiptar të Kosovës, por e mori refuzimin!

Ishte verë e vitit 1990! 

Prishtina me kryetrajnerin Ajet Shosholli përgatitej në Igman të Bosnjës dhe Hercegovinës, për të qenë sa më e gatshme për Ligën e Dytë Unike të ish Yu në futboll. 

Në Igman përveç Prishtinës, në përgatitje ishte edhe klubi famëkeq Cërvena Zvezda me drejtor Dragan Xhajiqin. 

Sunaj Keçi, prej mesfushorëve më të mirë që ka pas Kosova, shquhej me lojën e tij.

Keçi i bie në sy Dragan Xhajiqit.

I pëlqente si futbollist.

Xhajiqi i afrohet Ajet Shoshollit, duke i thënë: “Zotëri Shosholli, po më pëlqen ky futbollist.

Do të doja të jetë pjesë e Cërvena Zvezdës së Beogradit”.

Këtë e konfirmoi edhe Ajet Shosholli: “Po, ka shpreh interesim për Sunaj Keçin”.

Futbollisti nuk shkoi, menjëherë e refuzoi këtë ofertë të klubit famëkeq.

Edhe Sunaj Keçi e pranon se Cërvena Zvezda e ka kërkuar në vitin 1990.

“Ishim në përgatitje në Igman.

Verë e vitit 1990. Cërvena Zvezda më donte si lojtar.

I kishte afruar dëmshpërblim KF Prishtinës rreth 1 milion marka, por unë i refuzova.

I thash nuk shkoi në këtë ekip”, thotë Keçi për gazetën kombëtare “Bota sot”.



Read it all at Bota Sot