Cakton çmimin e shitjes për Bruno Fernandezin

- Bota Sot

Cakton çmimin e shitjes për Bruno Fernandezin

Man. Junajted i ka vendosur një çmim prej 40 milionë eurosh kapitenit Bruno Fernandes, mes interesimit të fortë nga Bajern Munihu këtë vjeshtë.

Mesfushori 31-vjeçar i Portugalisë, pjesë thelbësore e mesfushës së “Djajve të Kuq” që prej vitit 2020, raportohet se është një nga objektivat e klubit bavarez.

Junajted janë të hapur për ta lejuar largimin e Fernandes drejt një gjiganti tjetër europian nëse vlerësimi i tyre për të plotësohet, me çmimin e kërkuar që konsiderohet relativisht i ulët për një lojtar me përvojën dhe statusin e tij Fernandes së fundmi ka refuzuar oferta nga Arabia Saudite, duke u fokusuar në garat europiane dhe veçanërisht në Ligën e Kampionëve.

Bajern Munihu, që synon të rifreskojë opsionet kreative në mesfushë, shpreson se përvoja e Fernandes në Premier Ligën dhe lidershipi i tij mund të ndihmojnë në ambiciet brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare.

Që prej ardhjes te Man. Junajted në janar 2020, Fernandes ka shënuar 100 gola dhe ka dhënë 86 asistime në 298 paraqitje me fanellën e “Djajve të Kuq”.



Read it all at Bota Sot