Ovouka shpreson me Dritën ta vazhdojnë ritmin

- Bota Sot

Ovouka shpreson me Dritën ta vazhdojnë ritmin

Futbollisti Raddy Ovouka beson e shpreson se me Dritën e Gjilanit do t’i ndalin tre pikë në konak të tyre.

Përballja mes Dritës dhe Malishevës luhet nesër (13.00) në kuadër të javës së nëntë të elitës së futbollit të Kosovës.

Ovouka potencoi se kanë bërë paraqitje të jashtëzakonshme dhe shpreson ta vazhdojnë ritmin.

Kryetrajneri i Dritës, Zekirja Ramadani, kërkon pikë të plota: Shpresojmë që edhe nesër ta vazhdojmë ku e lamë të vazhdojmë të jemi të përqendruar, të fokusuar në maksimum në ndeshjen e nesërme”.

Drita renditet në vend të katërt me 11 pikë e cila ka një më shumë se Malisheva që gjendet dy vende më poshtë.



Read it all at Bota Sot