Flick mbron Lewandowskin

- Bota Sot

Flick mbron Lewandowskin

Robert Lewandowski u rikthye nga ndeshjet e tij ndërkombëtare i lënduar.

Sulmuesi 37-vjeçar polak ka një këputje të kofshës së pasme në këmbën e majtë. Barcelona po e kritikon pjesëmarrjen e tij të plotë 90-minutëshe kundër Lituanisë. Por Hansi Flick i doli në mbrojtje të premten. 

"Roberti më tha se pas pjesës së parë luajti me fashë, por nuk kishte dhimbje dhe se ishte mirë.

Më tha se nuk mendonte se ishte ndonjë dëmtim. Ke një ndjesi..." filloi vlerësimin e tij trajneri gjerman. Lewandowski luajti si titullar kundër Lituanisë më 12, duke luajtur 90 minuta të plota, pavarësisht shqetësimit që ndjeu. Ai nuk i dha asnjë rëndësi. 

Por prania e tij e vazhdueshme në fushë në ‘Dariaus ir Girëno Stadionas’ pavarësisht këtij dëmtimi të lehtë nuk i ka kënaqur shumë profesionistë dhe drejtues të Barçës, pasi ish-lojtari i Bayern Munich tani do të jetë jashtë për disa javë dhe do ti bashkohet një liste të gjatë lojtarësh që po qëndrojnë në spitalin e Barçës.

Ata besojnë se ai nuk duhet të ishte rikthyer pas pushimit dhe se duhet të kishte qenë më i kujdesshëm dhe i matur, duke u përqendruar te Barça.

Por Flick doli në mbrojtje të lojtarit të tij sot, i cili madje shënoi një gol në minutën e 64-të. "Nuk mendoj se ka ndonjë lojtar që kujdeset aq shumë për trupin e tij sa Roberti. Ai është gjithmonë shumë përgjegjës për shëndetin dhe trupin e tij. Nuk ka askush, përveç Cristiano Ronaldos, që kujdeset për veten siç kujdeset ai", përfundoi trajneri i Barçës. 

Për ndeshjen kundër Gironas, Flick do të jetë pa Raphinha, Lewandowski, Dani Olmo dhe Ferran Torres në pozicionet më të avancuara, por të paktën do të ketë përsëri Lamine Yamal.



Read it all at Bota Sot