Njeriu i momentit te Hoffenheimi dhe te Kosova

- Bota Sot

Njeriu i momentit te Hoffenheimi dhe te Kosova

Njeriu i momentit te Hoffenheimi dhe te Kosova, Fisnik Asllani ka folur për ndjenjat me Kosovën dhe afërsia e tij me bashkëlojtarët nga Kosova te klubi gjerman. 

Në një intervistë për televizionin e Hoffenheimit, ai ka thënë se hera e fundit me kombëtaren ishte e paharrueshme. 

“Jam i lumtur që jam rikthyer këtu. Mendoj se ishte një eksperiencë e mirë dhe e paharrueshme me kombëtaren. Ishte e e veçantë dhe emocionuese për vendin tonë (Kosovën).

Jemi shumë të kënaqur dhe të lumtur sesi po shkojnë gjërat”, ka thënë ai për “TSG.TV”. 

Ai ka folur edhe për marrëdhëniet e mira me bashkëkombasit e tij te Hoffenheimi: Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari. 

“Normalisht që e njohim njëri-tjetrin shumë mirë, tanimë jemi edhe te kombëtarja e Kosovës.

Është e lehtë për ne të tre, pasi e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë, duke kaluar shumë kohë këtu (te Hoffenheimi) dhe te Kosova. I shoh ata më shumë se familjen time, është argëtuese”, përfundoi ai. 

Fisnik Asllani shënoi golin e fitores të Kosovës ndaj Suedisë në Goteborg.



Read it all at Bota Sot