Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit lajmëron hapat e parë të “Inter Academy Albania”

- Bota Sot

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit lajmëron hapat e parë të “Inter Academy Albania”

Me qëllimin për të “të ndërthurur sportin, turizmin dhe zhvillimin komunitar”, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit në Shqipëri ka bërë me dije se institucioni që ai drejton do të bashkëpunojë me “fan club“-in më të madh të Interit jashtë Italisë.

Në një postim në rrjetet sociale ministri Blendi Gonxhja bën me dije se do të bashkëpunojë me “Inter Club Albania” për “për konkretizimin e një Akademie zyrtare të Interit në Shqipëri, ku do të zhvillohen talentët e rinj”.

Në këtë njoftim ministri Gonxhja bën me dije se do të ndërtohet edhe një terren i ri sportiv multi-funksional në Tiranë.

 “Krijimi i ‘Inter Academy Albania’ do të përfaqësonte një hap historik për futbollin shqiptar dhe për brezat e rinj në vend.

Projekti nuk do të ishte vetëm një bashkëpunim sportiv, por dhe një nismë gjithëpërfshirëse sociale e edukative, që do të lidhte drejtpërdrejt klubin legjendar F.C. Internazionale Milano me sportdashësit vendas e rajonal. Brenda nëntorit do të jemi sëbashku në Milano për jetëzimin e këtij angazhimi dhe planin e punës!’, thuhej në njoftim.



Read it all at Bota Sot