Edi Martini tregon problemet

- Bota Sot

Edi Martini tregon problemet

Vllaznia ka triumfuar në transfertë përballë Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Superiores.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, përfundoi me shifrat 0-1.

Pas këtij dueli për RTSH ka folur trajneri fitues, Edi Martini.

“E filluam mirë, kishim raste 2-3 herë për të shënuar, një gol na e anuluan. Ballshi bëri një pjesë të dytë shumë të mirë, më të mirë se ne.

Megjithatë vlejnë 3 pikët, pasi është fushë e vështirë për të marrë fitoren, gjithkush e ka të vështirë.

Ne kishim llogaritur nga të dy krahët të merrnim masat.

Edhe tek goli i anulluar, krosimi erdhi nga e djathta. Të dy krahët i kemi afër portës.

Por Kastrati dhe Yago harxhuan shumë energji në pjesën e parë.

Por 5 mungesa janë shumë. Ndërrimet i bëmë vonë, kishim djem të ri, që në një ndeshje të tensionuar dhe duhen pikë, ngarkesa për të është e madhe. 5 titullarë që mungonin, janë shumë.

Varet si shkon topi te Balaj. Varet nga ekipi.

Me mbrojtësit e krahut ne luajmë shpesh. Balaj është pikë referimi dhe marrim thellësinë me mesfushorët dhe lojtarët e krahut. Është një lojë që bëjmë çdo ditë, nuk e kisha planifikuar.

Terreni i rënduar?

Edhe kjo, por edhe mungesat na ndikuan.

Terreni ishte i rëndë dhe i vështirë. Në pjesën e dytë na fituan topat e parë dhe të dytë, kur duhej të ishim më këmbëngulës”, tha Martini.



Read it all at Bota Sot