Ardit Krymi nuk kursen puthjet:

- Bota Sot

Ardit Krymi nuk kursen puthjet:

Vllaznia ka triumfuar në transfertë përballë Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Superiores.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, përfundoi me shifrat 0-1.

Pas këtij dueli për RTSH ka folur "Lojtari i Ndeshjes", Ardit Krymi.

“Siç ishte ndeshja sot, por edhe terreni, ishte ndeshje e vështirë, por edhe Ballshi i fortë. 3 pikët të rëndësishme për vendin e parë.

Të them të drejtën kur ke dy ekipe, shtohet konkurrenca.

Kemi dëmtime, por besoj se do i lëmë pas me kalimin e javëve.

Mesfushë apo mbrojtje?

Në vendin tim, numrin 6, mesfushë”, tha Krymi.



Read it all at Bota Sot