Ramadani shpallet lojtari i ndeshjes në Itali

- Bota Sot

Ramadani shpallet lojtari i ndeshjes në Itali

Leçe dhe Sasuolo zhvilluan sot ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Seria A.

Sfida është mbyllur me barazim 0:0, ndërsa Ylber Ramadani u shpall lojtari i ndeshjes. 

Nga minuta e parë e nisën në Ramadani dhe Medon Berisha te mesfusha e Leçes. Përballë tyre ishte Arijanet Muriç, portieri i përfaqësueses së Kosovës.

Skuadrat ndanë në paqe nga 1 pikë. Sasuolo u ndal kështu pas dy fitoreve radhazi që kishin krijuar entuziazëm.

Leçe numëron 6 pikë në shtatë javë. Aktualisht mban vendin e 14-të në renditjen e Seria A.



Read it all at Bota Sot