Çfarë po ndodh me Armando Brojën?

- Bota Sot

Çfarë po ndodh me Armando Brojën?

Burnley ka fituar në shtëpi përballë Leeds në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të Premier League.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Turf Moor”, përfundoi 2:0 në favor të vendasve.

Pavarësisht fitores, të gjithë prisnin në fushë Armando Brojën.

Megjithatë, sulmuesi i cili shkëlqeu me Kombëtaren shqiptare së fundmi me gol dhe asist, jo vetëm që nuk ishte titullar, por as nuk iu dha mundësia as 1 minutë.

Një situatë që është tepër e vështirë për t’u shpjeguar kjo e Armando Brojës.

Duket se trajneri Scott Parker e ka “burgosur” futbollistin shqiptar, pavarërsisht faktit, se nëpër konferenca i “thur lavde”.



Read it all at Bota Sot