Tetova pas barazimit të Egnatias me Dinamon

- Bota Sot

Tetova pas barazimit të Egnatias me Dinamon

Edlir Tetova foli pas ndeshjes që Egnatia barazoi pa gola ndaj Dinamos.

Sfida ishte e vlefshme për javën e shtatë të Superiores.

Trajneri i Egnatias deklaroi nga stadiumi i Egnatias:

“Nuk ishte përgatitur kështu, mendoj se kishim defiçite në fillimin e pjesës së dytë, se në të parën nuk kam çfërë them peërveçse ishim shumë të nxituar, kemi humbur shumë topa të thjeshtë, rastet ishsin prezentë.

Ata ndryshuan që në pjesën e  dytë me numrat 6 më poshtë, presingu më pas ishte si avantazh.

Ata hapeshin në krah me mesfushorët. Të zbritnim një linjë më poshtë, me ndryshimin që bëmë, i bëmë mundëisnë Fernandos që të kishte vetëm kombinime dhe arritëm të krijonim tranzicionet.

E rëndësishme që trajneri është të çojë ekipin një kundër një apo para portës, pastaj është zgjedhje emocionale e lojtarit që merr vendimin. Por e rëndësishëm është që në pjesën e parë dhe në fraksionin e pjesës së dytë skuadra shkoj rrjedhshëm, ashtu siç mendoj unë se duhet  të luajë futboll, pastaj mendoj se rezultatet do të vijnë”, u shpreh trajneri Tetova.



Read it all at Bota Sot