Woltemade po tregon pse vlejti 75 milionë euro

- Bota Sot

Woltemade po tregon pse vlejti 75 milionë euro

Skuadra e Newcastle Unitedit pësoi humbje ndaj Brightonit me shfirat 2:1, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Premier League.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Nick Woltemade.

Sulmuesi gjerman shënoi një gol me stil për t’i barazuar shifrat në 1:1, por skuadra e tij pësoi humbje në fund.

23-vjeçari që u transferua në Newcastle United nga Stuttgarti për 75 milionë euro, në pesë ndeshje në Premier League ka shënuar katër gola.



Read it all at Bota Sot