Ndër më të mirët në fushë ndaj Napolit

- Bota Sot

Ndër më të mirët në fushë ndaj Napolit

Mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani zhvilloi paraqitje bindëse ndaj kampionëve të Napolit në Serie A.

“Regjisori” shqiptar ishte në fushë për 84 minuta, ndërsa sipas mediumit ekspert të “SofaScore”, 23-vjeçari u vlerësua me notën 7.3.

Pas ndeshjes, ai foli për këtë takim, ndërsa nuk ka pa përmendur edhe Interin: “Sot ishte e rëndësishme të merrnim 3 pikët, të gjithë e dinim këtë.

Jemi një grup i shkëlqyer. Pati zhgënjim kundër Lazios, ama jemi të lumtur që morëm rezultatin para tifozëve. Kam shumë respekt për të gjitha ekipet.

Patjetër që do e ndjek ndeshjen Roma – Inter. Uroj që zikaltërit të fitojnë”. E qartë se “dashuria” e Asllanit për ish-ekipin e tij nuk është “shuar”.



Read it all at Bota Sot