Sulmuesi anësor i Juventusit ka një problem në ije dhe rikuperimi i tij është në garë me kohën.
Edon Zhegrova në stërvitje me Juventusin
Trajneri Igor Tudor e komunikoi vetë dëmtimin në konferencën për mediet, teksa frika më e madhe është se shqiptari i sulmit nuk do jetë gati as për në mesjavë. Zonja e Vjetër luan në udhëtim kundër Real Madridit për turin e tretë të Champions League dhe Zhegrova shihet si një fakor me cilësi për bardhezinjtë.
Zhegrova ka bërë vetëm tre paraqitje me Juven për 36 minuta, teksa u bashkua në verë nga Lille.
Anësori i përfaqësueses së Kosovës vuante një lëndim të ndryshëm nga ai që ka pësuar së fundmi dhe do jenë orët e ardhshme ato që do vendosin nëse ai do jetë i gatshëm për në sfidën e Champions League.