Fabregas tallet me Tudorin

- Bota Sot

Fabregas tallet me Tudorin

Komo ka mundur Juventusin me shifrat 2-0 sot në Serinë A, duke i dhënë një leksion futbolli “Zonjës së Vjetër” që është zhytur përsëri në krizë. Dhe pas sfidës, Çesk Fabregas, nuk ka kursyer thumbimet ndaj Igor Tudor.

Trajneri kroat i Juventusit nuk e kishte përmendur asnjëherë me emër në konferencën e djeshme për mediat teknikun spanjoll, duke iu referuar gjithmonë si “trajneri i Komos”.

Ndaj Fabregas nuk ka ndalur thumbimet pas sfidës për këtë etiketim, por edhe për gjërat e tjera që kishte thënë Tudor.

“Unë e quaj mister Tudor, pasi ai dje më ka përmendur si trajneri i Komos. Tudor, i cili është një trajner i madh dhe drejton Juventusin, një klub gjigand i mbushur me histori, që ka lojtarë të mëdhenj, ka thënë se jemi një shembull.

Ka thënë edhe se unë marr të gjithë lojtarët, ndoshta nuk ia kanë shpjeguar mirë të gjithë historinë…

Pasi e them këtë, për ne sot ishte një test shumë i madh. Duhet të vazhdojmë rrugëtimin tonë, por sidomos të ruajmë të njëjtin identitet dhe filozofi. Më pëlqen që jemi një shembull për Tudorin”, tha Fabregas para gazetarëve.



Read it all at Bota Sot