Reprezentuesit e Kosovës shkëlqejnë në Hamburg

- Bota Sot

Reprezentuesit e Kosovës shkëlqejnë në Hamburg

Hoffenheimi ngadhënjeu me rezultat 3:0 ndaj St. Paulit, në ndeshjen e javës së shtatë të Bundesliga I në futboll.
St. Pauli si vendas në Hamburg zhgënjeu tifozët, sidomos në 45 minutat e dytë.

Reprezentuesit e Kosovës, Fisnik Asllani, Albian Hajdari e Leon Avdullahu, me ekpin e Hoffenheimin shkëlqejnë.

Tre shqiptarë startuan nga minuta e partë, secili dha kontributin e tij.

Golat i realizuan Toure (54), Kramariç (59) e Promel (79’).

Hajdari u ndëshkua me karton të verdhë në fund të pjesës së parë e u zëvendësua në minutën e 86-të. Asllani u zëvendësua në minutën e 70-të.

Hoffenheim ngritet në vend të tetë me 10 pikë e ka tre më shumë se St. Pauli që mban pozitën e 14-të.



Read it all at Bota Sot