Rodri mungon për Manchester City në ndeshjet ndaj Villarreal e Aston Villa

- Bota Sot

Rodri mungon për Manchester City në ndeshjet ndaj Villarreal e Aston Villa

Mesfushori spanjoll Rodri do të mungojë për Manchester City në përballjet e kësaj jave kundër Villarreal dhe Aston Villa, ka konfirmuar trajneri Pep Guardiola.

Njëzet e nëntë vjeçari është jashtë fushës që nga fillimi i tetorit, pas një lëndimi gjatë fitores 1:0 ndaj Brentford më 5 tetor. Ai ishte detyruar të tërhiqej edhe nga grumbullimi i Kombëtares së Spanjës për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës dhe mungoi në fitoren 2:0 ndaj Everton fundjavën e kaluar.

“Rodri nuk do të jetë as kundër Villarreal dhe as kundër Aston Villa”, ka thënë Guardiola për mediat britanike. “Nuk është diçka e madhe, por duhet kujdes. Nuk duam të rrezikojmë me rikthim të parakohshëm”. 

Manchester City udhëton të martën drejt Villarreal për ndeshjen e Champions League, ndërsa të dielën përballet me Aston Villa në Premier League.



Read it all at Bota Sot